Zjarret në Mallakastër, përmirësohet situata por era mban në gatishmëri forcat në terren

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona të Mallakastrës.

Aktualisht, situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për neutralizimin e vatrave të mbetura dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Megjithatë, orët e pasdites mbeten kritike, pasi era e fortë që përfshin zonën rrit rrezikun e riaktivizimit të vatrave dhe përhapjes së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim mbajtjen nën kontroll të vatrave dhe garantimin e sigurisë në zonat përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?