
Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit në zonat e Panahorit dhe Vloshit, në Mallakastër.
Gjatë orëve të mëngjesit, intensiteti i flakëve paraqitet disi më i ulët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara vijojnë ndërhyrjen për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e plotë të dy vatrave.