
Zjarri që përfshiu këtë të hënë fshatin Kujtim të Bashkisë Klos është drejt fikjes. Pas ndërhyrjes së forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Flakët nisën fillimisht në barishte, më pas u përhapën në një zonë të pyllëzuar, duke djegur edhe pemë frutore dhe duke iu afruar banesave por tani duket se rreziku është shmangur