Zjarri në Finiq, ministri Pirro Vëngu shkon në terren dhe ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ndodhet në Finiq, aty ku që prej mesditës së sotme ka rënë një zjarr e cila ka rrezikuar dhe Parkun Arkeologjik të Finiqit. Vëngu po ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve që kanë rrezikuar edhe parkun arkeologjik. Rreth orës 15:00 ka mbërritur helikopter i emergjencave, pasi zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe flakët kanë kaluar brenda tek objektet e parkut. Nga ana e policsë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit. Zjarrfikëset janë shpërndarë në rrethinat e fshatit për të shmangur dëmin në banesa. Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.

SHKARKO APP