Zjarri në Krujë, Balla: Respekt për forcat që luftuan me flakët, zjarrvënia është krim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar malin e Krujës, duke vlerësuar angazhimin e forcave që punuan për vënien nën kontroll të flakëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, efektivët e Policisë së Shtetit dhe të gjithë personat e tjerë që u angazhuan në operacionin për përballimin e situatës.

Sipas tij, përballja me zjarrin ishte një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të strukturave në terren, të cilat punuan gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjshmëri në këtë periudhë, duke theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të çdo vatre zjarri. Sipas tij, ndërhyrja në kohë mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e pasojave më të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist ka nënvizuar gjithashtu se zjarrvënia është vepër penale dhe parashikohet të ndëshkohet nga Kodi Penal.

Ai ka kërkuar më shumë vigjilencë nga qytetarët, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për përhapjen e zjarreve gjatë kësaj periudhe të verës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?