Zjarri në Krujë, reagon Rama: Forcat në terren shmangën një tragjedi, shteti ishte në këmbë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për zjarrin që përfshiu malin e Krujës, duke vlerësuar angazhimin e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policisë në përballimin e situatës.

Rama theksoi se zjarri u vu nën kontroll me një bilanc të kufizuar, pasi vetëm një magazinë u shkrumbua dhe nuk pati banorë të dëmtuar. Sipas tij, përballja me flakët ishte veçanërisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri gjatë natës.

Kryeministri vlerësoi profesionalizmin dhe guximin e forcave në terren, të cilat vijuan punën gjatë orëve të natës për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit, efektivët e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e angazhuar në operacion, duke i cilësuar si heronj që, sipas tij, shmangën një bilanc që mund të kishte qenë tragjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagimin e tij, Rama solli edhe një mesazh të dërguar nga një banor i Krujës gjatë natës, i cili kërkonte përforcime ndërsa shprehte shqetësimin për përhapjen e shpejtë të zjarrit nga era. Kryeministri e përdori këtë mesazh si dëshmi të situatës së vështirë të përjetuar nga banorët.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?