Zjarri përfshin Nivicën, era përhap me shpejtësi flakët

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe autoritetet. Flakët janë favorizuar ndjeshëm nga era e fortë, e cila ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Pas njoftimit për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po vijojnë operacionin për izolimin e vatrave të zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara dhe hapësirave përreth.

Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës po përballet me vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve të pafavorshme atmosferike. Era e fortë po pengon kontrollin e flakëve, duke e bërë më të ndërlikuar punën e zjarrfikësve në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?