Zjarri përfshin tregun industrial të Laçit, tregtarët: Çfarë dyshojmë
Zjarr i madh në tregun industrial në Laç. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, e për fat nga raportimet e para nuk ka persona të lenduar, por vetëm dëme materiale.
Tregtarët tregojnë se nga flakët u janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Ata thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi sipas tyre, nuk ka pasur shkak tjetër që mund të binte.
Pas alarmit të dhënë në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Po punohet për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ende nuk ka të dhëna rreth shkakut të zjarrit që përfshiu tregun.

