Zjarri përparon gjatë natës në Krujë, nis ndërhyrja me helikopter

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Krujë, ku flakët kanë përparuar gjatë gjithë natës dhe janë përhapur drejt majës së malit, duke e bërë ndërhyrjen nga toka më të vështirë.

Mësohet se ka nisur ndërhyrja me helikopterë për të neutralizuar vatrat e zjarrit. Banorët e Krujës kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri është ngjitur në pjesët e sipërme të malit.

“Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë-Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë-Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara”, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?