Zv/kryeministrja Koçiu: Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota
Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe turistike në Shqipëri. Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka vënë në fokus vlerat historike të këtij destinacioni dhe potencialin e tij për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
“Nga gjurmët e një qytetërimi të lashtë, drejt një të ardhmeje të re për turizmin shqiptar, Apolonia është një histori që vazhdon të shkruhet”, shprehet Koçiu. Sipas saj, ndërthurja e historisë mijëravjeçare me bukuritë natyrore e bën Parkun Arkeologjik të Apolonisë një pikë tërheqëse për vizitorë nga Shqipëria dhe e gjithë bota.
Koçiu thekson se fluksi i vizitorëve krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke ndikuar njëkohësisht në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në rritjen e ekonomisë shqiptare. Apolonia mbetet kështu një nga dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë antike në vend, ndërsa promovimi i saj synon ta kthejë historinë dhe pasurinë kulturore në një mundësi të qëndrueshme për të ardhmen e turizmit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

