Zvicra fitoi Eurovizionin
Eurovizionin 2024 e fitoi këngëtari zviceran, Nemo me këngën “The Code”.
Në fund të garës gjigante muzikore, më e ndjekura në botë, brohoritjet u dëgjuan për Zvicrën. Eurovizionin 2024 e fitoi këngëtari zviceran, Nemo me këngën “The Code”. Kjo ishte hera e tretë për Zvicrën që fitoi Eurovizionin.
Kroacia zuri vendin e dytë. Nemo është fituesi i parë jo-binar i Eurovizionit. Ai thotë se nuk e ndjen veten as si grua dhe as si burrë. Gjermania me këngën e Isaak zuri vendin e 12-të. Ky ishte vendi më i mirë për Gjermaninë që nga viti 2018, kur këngëtari Michael Schulte zuri vendin e katët.
Eurovizioni 2024 u shoqërua nga protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të ofensivës ushtarake në Gaza. Kjo ofesivë e gjerë u shkaktua pas masakrës së Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e mjaft vende të tjera.