Home Aktualitet Alibeaj dhe G...

Alibeaj dhe Gjiknuri takohen në një restorant në Tiranë

26
0

Kryetari dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që janë Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Enkelejd Alibeaj nga PD-ja, u takuan këtë të mërkurë gjatë paradites larg syrit të medias. Takimi u zhvillua në një restorant pranë selisë së re të Partisë Demokratike ku ndodhet grupimi i Lulzim Bashës.

Ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit.

Alibeaj tha jashtë kamerave se Reforma Zgjedhore kishte përfunduar 1 vit më parë kur mazhoranca refuzoi, por kur u pyet për takimin, ai nuk pranoi të jepte një përgjigje dhe u largua.

Takimi vjen një javë pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi propozimin e Gazment Bardhit në cilësinë e grupit parlamentar për të ndryshuar bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit