Ambasada e SHBA: Presim raportin final të Venecias. Mirëpresim deklaratën e Presidentit Meta për negociatat me BE

Ambasada e SHBA ka reaguar sot lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. Ambasada shprehet se mirëpret qëndrimin e PS për të mos vijuar me procedurën e rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta deri në publikimin e raportit final të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, Ambasada vlerëson dhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për të rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për hapjen e negociatave me BE.
“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”,- thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Taulant Balla reagon për raportin e Komisionit të Venecias

Venecia “grusht” grushtit të shtetit: Meta ka vepruar sipas Kushtetutës, nuk ka bazë shkarkimi

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?