Autogoli më i çuditshëm në ndeshjen Turqi-Portugali
Turqi-Portugali u ndeshen në javën e dytë të grupeve të EURO 2024, sfidë që nisi në orën 18:00. Por autogoli i Turqisë është i paparë ndonjëherë. Mbrojtësi turk kishte topin afër zonës së portës dhe e kthen papritur nga frika e Ronaldos drejt portierit. Por portieri kishte dalë e ishte pas mbrojtësit, për pasojë topi shkoi drejt rrjetës ndonës portieri u mundua ta kapte. Topi shkoi në rrjetë duke e çuar në 2-0 për Portugalinë.
Në pjesën e dytë Ronaldo u tregua altruist teksa ftoi për të shënuar me portën e zbrazët Bruno Fernandezin, në minutën e 56-të.
Turqi-Portugali 0-3
56’- Goool Portugalia 0-3! Cristiano Ronaldo, i vetëm me portierin, tregohet altruist dhe pason për Bruno Fernandes, me mesfushorin, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar.
29’- Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë.
21’-Gooool! Silva gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Portugalinë në avantazh.
FORMACIONET ZYRTARE:
Turqia: Byindir, Celik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Akturkoglu, Kokcu, Akgun, Yilmaz.
Portugalia: Costa, Mendes, Pepe, Dias, Cancelo, Vitinha, Palhinha, Fernandes, Leao, Silva, Ronaldo.