Erion Veliaj urim për muajin e Ramazanit: Bekime të gjithëve! Një agjërim të lehtë dhe të pranuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një urim të veçantë për besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe pse ndodhet në burg, Veliaj nuk ka harruar të shprehë dëshirat e tij për një agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar.

“Me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra  të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.

Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku më kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bekime të gjithëve! Një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?