
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e hënë nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve në vend.
“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama.