Bellignham fiton çmimin “Golden Boy”: Po luaj me lojtarë të mrekullueshëm te Reali!

Jude Bellingham është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023 pasi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Real Madridit. Ky çmim i cili ndahet nga gazeta prestigjioze “Tuttosport”. Pasi mori çmimin, Bellingham u shpreh se ndihet mjaft i lumtur dhe nuk kurseu falënderimet në drejtim të shokëve të tij.

“Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy’. Ky është rezultati kur luani me lojtar të mëdhenj.

Unë kam luajtur dhe jam duke luajtur me lojtarë të mrekullueshëm. Do të doja t’i falenderoja ata më së shumti. Real Madridi është ekipi më i fortë në histori. Unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të luajtur këtu, kjo mundësi nuk iu vjen çdo ditë”, deklaroi ylli anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 13 ndeshje në La Liga këtë sezon, Bellingham ka realizuar 11 gola dhe 2 asiste, duke qenë deri tani në krye të listës së golashënuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?