Bellingham bëhet lojtari më i shtrenjtë në planet, barazon Haaland dhe Mbappe
Bellingham është tashmë futbollisti më i shtrenjtë në planet, së bashku me Erling Haaland të Manchester City-t dhe Kylian Mbappé të PSG-së. Ylli britanik pati një nisje të jashtëzakonshme të sezonit në skuadrën merengues pas nënshkrimit të tij nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro.
Deri më tani, ai ka grumbulluar 17 gola dhe 5 asiste në vetëm 21 ndeshje, gjë që i ka dhënë atij një rritje në vlerë, duke kaluar nga 120 në 180 milionë euro, po aq sa norvegjezi Haaland dhe francezi Mbappe, sipas “Transfermarkt”.
Bellingham është gjithashtu lojtari i dytë më i vlefshëm i të gjitha kohërave, i tejkaluar vetëm nga Mbappe, pasi në moshën 19-vjeçare ishte kampion bote në Rusi 2018 dhe vlera e tij kapi shifrën e 200 milionë euro-ve.