1 humbje jete nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Një person ka humbur jetën ndërsa 18 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se 31 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa 437 raste mbeten aktive.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vendin fqinj arrin në 155,487, i viktimave në 5468 dhe i të shëruarve në 149582.

SHKARKO APP