1 në 20 persona në Europë janë të varur ndaj alkoolit

Europianët kryesojnë listën e konsumit ndërkombëtar të alkoolit. Sipas OBSH, europianët pijnë mesatarisht 9.2 litra alkool në vit.

“Europa vazhdon të mbajë rekordin për nivelet më të larta të konsumit të alkoolit dhe efektet e dëmshme të lidhura me të në nivel global”, tha Dr Goden Galea, zyrtari i OBSH-së për Europën.

Sipas të dhënave, meshkujt konsumojnë më shumë alkool në Europë: 14.9 litra në vit mesatarisht, ose katër herë më shumë se femrat, 4 litra në vit. Në vendin e dytë pasojnë banorët e kontinentit amerikan, me një mesatare prej 7.5 litrash në vit.

Një në dhjetë të rritur në Europë vuan nga një çrregullim i lidhur me alkoolin dhe pothuajse një në 20 është i varur prej tij, thekson Dr Goden Galea. Sipas raportit të OBSH, alkooli është shkaku kryesor i vdekshmërisë me afërsisht 800,000 vdekje çdo vit në Europë.

Alkooli shkakton shumë sëmundje jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, kancer, diabet dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Këto sëmundje janë përgjegjëse për 90% të të gjitha vdekjeve në rajon.

SHKARKO APP