1 vit luftë, Rusia ka gati një ”dhuratë” të hidhur për Ukrainën
Në orët e fundit të 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia po përgatit një “dhuratë” të hidhur. Ushtria e Kievit njofton se ka marrë prova konkrete nga inteligjenca se trupat pushtuese po bëhen gati për një provokim në afërsi të Chernihiv, në kufirin verior.
Në atë zonë raportohet për lëvizje të kolonave ushtarake me personelin rus që mban veshur uniforma pa asnjë shenjë identifikuese dhe të ngjashme me forcat e armatosura ukrainase.
Një shpërthim i fuqishëm në perëndim të Kievit, riktheu sirenat e alarmit në kryeqytet, aty ku gjendet dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, për vizitë zyrtare.
Sakaq, një avion ushtarak rus është rrëzuar në Valjushki, në rajonin Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën, për arsye që ende nuk dihen. Moska zyrtare akuzon Kievinse po përgatit një sulm të armatosur kundër Transnistrisë, rajonit separatist pro rus në Moldavi.