1 vit luftë! Zelensky rrëfen zhgënjimet, paralajmëron NATO-n mbi rrezikun rus

Në 1 vjetorin e luftës ruse në shtetin e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp. “Unë mendoj se ishte Bucha. Momenti që ne e morëm kontrollin e Buchas. Ishte e tmerrshme. Ajo që kemi parë, djalli nuk është diku poshtë nesh, ai është mes nesh”, tha ai.

Qyteti i Buchas në rajonin e Kievit, ishte vendi i masakrimit të civilëve ukrainas dhe robërve të luftës. Zelensky u pyet gjithashtu se ku gaboi më së shumti dhe nëse dikush nga ekipi i tij e kishte zhgënjyer atë.

“Do të doja të filloja me atë që më zhgënjyen. Të gjithë ata që u larguan më 24 shkurt… të gjithë ata që u larguan nga Kievi, të gjithë ata që po largoheshin nga qytetet dhe qytezat. Të gjithë ata që duhej të luftonin për këtë vend, që duhej të kujdeseshin për sigurinë e këtij vendi”, tha ai.

Ai paralajmëroi se Rusia do të shkojë të shtetet e NATO-s nëse SHBA braktis Ukrainën. Zelensky hodhi poshtë pretendimin e ministrisë ruse të Mbrojtjes, se Kievi synon të marrë kontrollin e rajonit separatist të Moldavisë, Transnistria. Ai u tha të pranishmëve se rajoni është territor i Moldavisë.

SHKARKO APP