10 orë telefonata, Kamala Harris raportohet se ka folur me Obamën dhe Clintonët
Kamala Harris raportohet se ka folur me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton, si dhe me ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton. CNN shkruan se Harris kaloi 10 orë në telefonata të dielën pasdite dhe në mbrëmje për të mbledhur mbështetjen e liderëve demokratë pas tërheqjes së Biden nga gara e nëntorit. Në deklaratën e tij publike, Obama ende nuk e ka shprehur mbështetjen e tij për Harris, duke mbetur po aq neutral sa në 2020. Nga ana tjetër, Klintonët shprehën mbështetjen e tyre për zv.presidenten.