137 urdhërarreste të tjera ndaj përkrahësve të Gylenit

Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016. Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhër-arreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu dhe televizioni NTV.

Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të “infiltruarve” në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në kontakt me ushtarët aktivë. Në Ankara, sipas agjencisë Anadolu, u kontrolluan 35 ish-ushtarë dhe ushtarë aktivë të marinës.

Qeveria e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen, se ka vënë nën kontroll ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën për të marrë pushtetin në shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?