150 të vdekur në shtetin më të ri në botë
Një përleshje masive në shtetin më të ri në botë, ka çuar në përplasjen mes qeverisë dhe opozitës. Këto incidente, kanë rezultuar fatale në Sudanin Jugor. Dhuna në rrugët e kryeqytetit mendohet të kenë shkaktuar humbjen e jetëve të mbi 150 persona. Shifra të pakonfirmuara, raportojnë se kjo shifër mund të jetë mbi 270.
Sipas raportimit të CNN, konflikti nisi pasi një anëtar i forcave paqeruajtëse të dërguara nga Kombet e Bashkuara, ka evakuuar me emergjencë stafin e ambasadës. Bëhet me dije se në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura gjatë së dielës, ku mësohet të jenë dënuar aktet mizore ndaj civilëve dhe gjithashtu, është thënë se akte të tilla mund të cilësohen si krime lufte.
Përplasjet nisën të enjten, teksa trupat besnike ndaj presidentit Kiir, janë në konflikt me ushtarë mbështetës të zëvendësit të tij, Machar. Situata e ndezur, thuhet se kanë qenë të shumtë civilë që janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.
Burimi: CNN/Përshtati: Redjon Shtylla