18-vjeçarja përdhunohet nga një grup refugjatësh, Gjermania në shok
Sërish probleme dhe polemika në Gjermani, kundër emigrantëve dhe refugjatëve, për shkak të një ngjarje të rëndë të ndodhur në Friburg.
Një vajzë 18-vjeçare u drogua dhe përdhunua nga një grup refugjatësh, para një diskoteke. Tetë persona u arrestuan si të dyshuar, ku shtatë prej tyre janë sirianë.
“Nuk do të ketë tolerime për ngjarje kaq të rënda”, tha kryebashkiaku u Friburg, Martin Horn.
Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, ku të dyshuarit janë me moshë nga 19 deri në 29 vjeç, mes tyre edhe një 25-vjeçar gjerman.
Mësohet se i riu gjerman i ka dhënë vajzës një pilulë, e cila mendohet të ketë qenë drogë, ku më pas e reja u tërhoq në një grumbull shkurresh pranë lokalit.
Ajo u gjet e dhunuar dhe e gjakosur nga një mike e saj. Policia arriti të bjerë në gjurmët e të dyshuarve, në sajë të ADN-së, gjatë ekspertizës që ju bë të dhunuarës.
KOHA JONË SONDAZH

