180 vjeçari, qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë
Jetëgjatësia, mbetet një fushë e pazbuluar edhe pse shumë kemi dëgjuar, lexuar për sekrete. Ndonjëherë e komplikojmë vetë jetën për të “shpikur” receta. Këtë herë, recetën e ka bërë publike indiani Mahashta Mûrasi, i cili pretendon se ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se është 180 vjeç.
Mahashta Mûrasi nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, sipas Librit Botëror të Rekordeve është njeriu më i vjetër në planet. Ai e ka dëshmuar këtë edhe në rastin kur ka vdekur nipi i nipit të tij.
Indiani i lindur në vitin 1835, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në botë.
Mahashta Mûrasi thuhet se ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore. Ai ka punuar si këpuctar deri në vitin 1957.
Kalojmë te pjesa më e rëndësishme e këtij lajmi, jetëgjatësia. Pyetjen e jetëgjatësisë, Murasit ja ka bërë një doktor.
Cili është sekreti i jetëgjatësisë tuaj?
Ai vetëm kishte qeshur dhe ishte përgjigjur: “Tërë jetën kam pirë ujë të freskët dhe të pastër, jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Unë gjithmonë kam ngrënë fruta të krimbur, sepse krimbi nuk i ha frutat e helmuara. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për jetë më të gjatë”.