Turqia nis operacionet e zbulimit kundër SHBA
Michael Rubin*/Si rrjedhojë e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, të cilën Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, menjëherë e cilësoi “një dhuratë nga Zoti”, kreu turk u zotua se do të pastronte të gjithë kundërshtarët e tij nga shërbimi civil dhe shoqëria civile dhe se do të konsolindonte kontrollin e tij edhe më tej.
Në Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (Milli Istihbarat Teşkilatı – MIT), kjo nënkupton krijimin e gjashtë nënsekretariateve të reja, të gjitha të emëruara nga z. Erdogan. Probilemi nuk qëndron tek riorganizimi. Sigurisht, Erdogan ka të drejtë të shqetësohet nga dështimet e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare në ngjarjet e 15 korrikut. Analisti turk Pinar Tremblay jep të tjera detaje për këtë.
Ndryshimet më të rëndësishme, megjithatë, janë ato që cilat Tremblay i quan “operacionet speciale”. Kjo njësi e re është diskutuar dhe analizuar në mënyrë të hapur në shtypin turk. Këto sinjale, jo vetëm dëshmojnë që operacionet e shërbimeve sekrete turke në Siri dhe Irak do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, por, sipas burimeve turke, këto operacione do të shtrihen dhe në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që Tremblay nuk përmend është pikërisht fakti që një nga arsyet e themelimit të nënsekretariateve të reja të operacioneve speciale ka qenë pikërisht frustrimi Erdoganit i shtyrë dhe veteranët e shërbimeve sekrete për planet e tij për të qenë më aktivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veteranët e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Turqisë, argumentojnë – saktësisht – se duke nisur operacionet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdogan rrezikon marrëdhëniet afatgjata me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA-n). Në vend që të marrë parasysh këshillën e tyre, z. Erdogan ka reaguar thjesht duke kryer transferime, riorganizuar dhe duke kryer pastrime, për të vendosur në vend të tyre besnikët e tij politikë.
Pyetja e parë që shtrohet është se çfarë operacionesh është duke planifikuar Erdogani që të drejtojë, apo çfarë po planifikon realisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Në ambasadën e Turqisë janë dorëzuar disa valixhe diplomatike të mbushura me para, sipas njerëzve të cilët kanë dëgjuar personalisht disa prej korrierëve dhe diplomatëve turq të mburren. Ndërkohë thuhet se një shumë më e madhe parash është dërguar gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Shtetet e Bashkuara të Amërikës. Dhe natyrshëm shtrohet dhe pyetja e dytë; cili është qëllimi i këtyre transfertave me parë cash? Mos vallë disa prej firmave ligjore dhe agjentë të huaj të regjistruar që veprojnë në emër të qeverisë së Turqisë marrin më shumë para se ata deklarojnë? Apo këto shuma parash do të përdoërdoren për të mbështetur organizatat që veprojnë si agjentë të huaj të parregjistruar ose janë kanalizuar në mbështetjen e fushatave?
Sigurisht që ka më akoma më shumë për operacionet e Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shto këtu veprimet e punonjësve të gazetës “Sabah” dhe ato të Agjencisë së Lajmeve “Anadolu Ajans”, të cilat tejkalojnë veprimtarinë gazetareske. Shto dhe raportimet e inteligjencës në komunitetin lokal turk, ku xhamitw e financuara nga Turqia raportojnë çdo gjë në qendër, në Ankara. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të shqetësuara për rritjen e incidenteve ndaj kritikwve tw Erdoganit – qofshin ata pasues të lëvizjes së Gylenit, apo laikë tradicionale dhe liberalë – të cilët janë fotografuar prej tyre dhe janë raportuar në ambasadën turke ose konsullatat të ndryshme të saj. Më shqetësuese janë raportimet për turqit, besnikëria e të cilëve është në dyshim, të cilët ndiqen në shtëpitë e tyre dhe fotografohen ccdo lëvizje dhe aktivitet i tyre i përditshëm.
Zëvendës Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence mund të deklarojë se administrata Trump synon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë. Kjo është diçka shumë pozitive dhe e mirë, por le të shpresojmë që Pence dhe të tjerët t’u drejtojnë disa pyetje specifike zyrtarëve të shërbimeve të inteligjencës në lidhje, jo vetëm atë që qeveria turke është duke bërë prapa skenave sa i përket Shtetit Islamik, por edhe atë që ajo është duke bërë në ambasadën e saj jo shumë larg rrugës ku ndodhet rezidenca e Zëvendës Presidentit.
KOHA JONË SONDAZH

