3 skenarë sesi NATO mund të përfshihet në luftën ruse në Ukrainë

Janë tre skenarë sesi NATO mund të përfshihet në luftën ruse në Ukrainë. Deri më tani NATO nuk ka ndërhyrë edhe pse ka dërguar mjete ushtarake dhe ndihma të tjera.

1-Një raketë antianije e sjellë nga NATO dhe e lëshuar nga forcat ukrainase në Odessa, godet dhe fundos një anije luftarake ruse në Detin e Zi. Kjo do të shkaktonte humbjen e afro 100 ose më shumë marinarëve. Një numër i tillë vdekjesh në një goditje të vetme, do të ishte i paprecedentë dhe Putini do të përgjigjej në një formë.

2-Një sulm raketor strategjik rus synon një kolonë furnizimi me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si Polonia ose Sllovakia, në Ukrainë. Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të aktivizonte nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, duke e nxjerrë të gjithë aleancën në mbrojtjen e vendit të sulmuar.

3-Mes luftimeve të ashpra në Donbas ndodh një shpërthim në një objekt industrial që shkakton çlirimin e gazeve kimike toksike. Ndërsa kjo tashmë ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar. Por nëse do të shkaktonte viktima dhe nëse zbulohej se ishte shkaktuar qëllimisht nga forcat ruse, atëherë NATO-ja do të ishte e detyruar të përgjigjej.

SHKARKO APP