31 të vdekur dhe rreth 5 mijë raste të reja me koronavirus në Serbi
Bota E Diel, 22 Nëntor 2020 16:40
Koronavirusi po shkakton gjendje alarmante edhe në Serbi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 mijë e 995 raste të reja me virus.
Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 31 persona, numri më i madh i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Gjatë kësaj kohe u realizuan 13 mijë e 429 testime për COVID-19.