41-vjeçari merr gruan e tretë, një 11-vjeçare
Martesa e një burri malajzian me një vajzë 11-vjeçare tailandeze ka shokuar opinionin publik në shtetin me shumicë muslimane. Myslimanët malajzianë nën 16-vjeç mund të martohen për sa kohë marrin leje në një gjykatë fetare.
Ministria e grave dhe familjeve thotë se nuk ka asnjë të dhënë që vërteton se gjykata fetare ka dhënë leje për këtë martesë, e cila u mbajt muajin e kaluar në kufirin e Malajzisë me Tailandën. ”Oficerët tanë shkuan në shtëpinë e vajzës dhe u takuan me nënën e saj. Jemi në pritje të të dhënave shtesë para se të ndërmarrim hapin e radhës”,-tha zv. Kryeministri Wan Azizah Wan Ismail.
41-vjeçari mund të dënohet me gjashtë muaj burg nëse është martuar pa leje me 11-vjeçaren. Aktivistët malajzezë kanë bërë thirrje për reforma që i japin fund martesave të minorenëve, të cilat janë të përhapura në popullsinë myslimane të vendit.
Rreth 16,000 vajza malajziane nën 15 vjeç janë të martuara. ”Të martohesh me një vajzë 11-vjeçare është sjellje grabitqari ose pedofili”,-thotë aktivisti për të drejtat e fëmijëve Syed Azmi Alhabshi.
Alhabshi tha se burri në fjalë është tregtar i pasur dhe është i martuar tashmë me dy gra, ndërsa prindërit e 11-vjeçares janë fermerë të varfër.
KOHA JONË SONDAZH

