-50 gradë Celsius, ky është qyteti më i ftohtë në botë

Në rajonin e largët rus të Yakutsk, banorët janë mësuar aq shumë me akullin sa tregu i peshkut nuk ka nevojë për ngrirës për të ruajtur mallrat, mirëpo këtë fundjavë temperaturat shënuan rekord absolut të ftohti.

Është e vërtetë që njihet si qyteti më i ftohtë në botë, por kur temperaturat shkojnë në minus 50 gradë Celsius, në Yakutsk, të Siberisë, bëhet e nevojshme për t’u mbrojtur më shumë se zakonisht.

“Nuk mund ta luftosh atë. Ose përshtatesh dhe vishesh në përputhje me rrethanat ose vuan”, thotë një grua me dy shalle, dy palë doreza dhe kapuça të shumëfishta të mbivendosura.

SHKARKO APP