55 të infektuar me Covid-19 në Serbi, Vuçiç shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Në Serbi janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 55 numri total të të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se u testuan mostrat e 18 personave, 7 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 11 negative.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.
“Ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç gjatë një konference televizive për median.