6 shtete europiane pro Danimarkës, Shtëpia e Bardhë: Vendi do të mbrohet më mirë nga SHBA

Shtëpia e Bardhë ka ritheksuar se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Amerika, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez.

”Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara përballë kërcënimeve moderne në rajonin e Arktikut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

Udhëheqësit evropianë theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Groenlanda i përket popullit të saj”. ”Është përgjegjësi e Danimarkës dhe e Groenlandës dhe vetëm e tyre të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?