70 vjet Republikë Italiane

Italia feston sot shtatëdhjetë vjet të krijimit të Republikës. “Në vitin 1946, për herë të parë në historinë e kombit, Italia e rizbulon lirinë, me pjesëmarrjen e të gjithë burrave e gra dhe arriti demokracinë në mënyrë të plotë”, – tha Presidenti Sergio Mattarella. Ka qenë futja e votimit të vërtetë universal në Itali për të bërë përparim të vërtetë, duke e kthyer atë në një vend në të cilin të gjithë qytetarët të kontribuonin në masë të barabartë, për të përcaktuar, me votën e tyre, zgjedhjet themelore.

Ajo u shpall Republikë Presidenciale më 2 qershor 1946 sipas një referendumi popullor.

Si traditë, festimet u hapën nga Kryetari i Shtetit, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Roberta Pinotti dhe zyrtarët më të lartë të shtetit, të cilët vendosën kurora në Mauzoleun e ushtarit të panjohur për të përkujtuar të gjithë ushtarët dhe civilët të cilët shërbyer dhe i shërbyen shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij Presidenti italian Serxh Matarela shprehu se liria, drejtësi, barazia dhe të drejtat e çdo individit do të vazhdojnë të jenë vlerat kryesore jo vetëm të Republikës dhe shoqërisë Italiane por edhe bazat e ndërtimit të shoqërisë Europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa kreu i shtetit Meteo Renzi gjatë paradës me avionë tha: “Rroftë Italia!” me këtë mesazh ai falënderoi të gjithë italianët. Kjo paradë ishte e ndarë në 7 sektorë, ndryshe nga herët e tjera morën pjesë rreth 400 kryetarë të komunave, pas të cilëve, vijuan forcat e karabinierëve, duke e përfunduar me veteranët e luftës së dytë botërore.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?