8 mijë sulme ajrore, Kievi frikë nga dronët iranianë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka kryer 8 mijë sulme ajrore dhe ka qëlluar 4.500 raketa gjatë luftës. Arma të cilës i druhet më shumë Kievi është droni-vetëvrasës iranian, “Shahed-136”. Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 300 prej tyre.

“Gjatë javës, nga një e shtunë në tjetrën, mbi 40 dronë iranianë, një numër i konsiderueshëm raketash ruse, 6 helikopterë dhe shumë avionë rusë janë rrëzuar. Disa qindra jetë ukrainase të shpëtuara dhe shumë objekte kritike të infrastrukturës të mbrojtura”.

Rusia njoftoi të shtunën tërheqjen nga marrëveshja e eksportit të grurit përmes porteve ukrainase për shkak të disa sulmeve ndaj objektivave rusë në Krime, të cilat u atribuohen trupave ukrainase. Kjo ka bërë që të rikthehet frika për zgjatjen e krizës humanitare në Afrikë. Që prej gushtit, 9 milionë tonë drithëra, mes të cilave 190 mijë tonë grurë, janë nisur nga këto porte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?