860 mijë dollarë dhe futet në Guinness, adoleshenti që jetoi 3 vite në çadër
Histori të bukura bota ka me miliona. Njëra prej tyre është ajo e Max Woosey. Ai i kishte idetë e qarta, edhe pse kur ishte vetëm 10 vjeç ai nisi aventurën e tij të parë në jetë, e cila e bëri atë pjesë të rekordeve botërore Guinness.
Djali britanik ka fjetur për 3 vite në një çadër të vendosur në oborrin e familjes së tij, duke arritur të mbledhë me këtë nismë 860,000 dollarë nga interneti. Ai filloi projektin “Boy in the Tent” 3 vite më parë për të mbledhur fonde për North Devon Hospice, spitalin që kujdesej për fqinjin e tij, Rick Abbot i cili vdiq nga kanceri në 2020.
“Kam kaluar tre vitet më të mira të jetës sime. Kam takuar disa njerëz të mrekullueshëm dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera. Nuk mendoj se do të ndryshoja asgjë,” tha Woosey.
KOHA JONË SONDAZH

