A do të përjashtohet nga Partia Republikane senatori Romney pas votës kundër Trump?

Senatori republikan i Utah, Mitt Romney po përballet me një sërë kritikash nga partia Republikane pasi ai votoi kundër Trump në votimin për largimin e tij.

Romney u fut në histori si politikani i parë që voton kundër një Presidenti të dalë nga partia e tij.

Figura të larta të partisë Republikane si dhe vetë Presidenti Trump e kanë bërë për ujë të ftohtë senatorin duke e quajtur dështak dhe një demokrat të infiltruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme (6 shkurt), Trump iu drejtua kundërshtarëve të tij politikë si njerëz dashakeqës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata morën një telefonatë, e cil ishte perfekte, dhe prej saj më detyrohem t’i nënshtrohesha këtij hetimi. Por tani kam vetëm një fjalë për ju, jam i larë” – shprehet ai.

Trump u lirua nga akuzat pas votimit në Senat ditën e djeshme me një diferencë votash 52 pro me 48 kundër ku u përfshi dhe vota e senatorit Romney.

Menjëherë pas votës së tij, shumë figura politike u shprehën në media se Romney duhet të japë dorëheqjen nga partia Republikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?