Abazoviç flet për problemet në krijimin e qeverisë së re, thotë se Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, tha se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë “njerëz joseriozë” në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare.

Kur u pyet se kush janë njerëzit joserioz, Abazoviç tha se dihet kujt i referohet, shkruan “Vijesti”.

Ai u tha gazetarëve në parlament se nuk ishte një kërkesë, por një propozim. Ai tha se ka ndoshta njerëz në koalicionin e tyre që nuk meritojnë pozicione të tilla.

“Ne kemi nevojë për shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve”, tha Abazoviç.

Ai tha se do të dëshironte që mbajtësi i listës së koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, të formonte qeverinë më të mirë.

I pyetur nëse kishat dhe manastiret janë një vend i përshtatshëm për negociata dhe nëse është mirë që personalitete fetare të marrin pjesë në marrëveshjet për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Abazoviç tha:

“Unë u befasova kur dëgjova mendime të caktuara që përkojnë me partinë që unë përfaqësoj, e cila është 100 për qind civile”, tha Abazoviç dhe shtoi:

“Siç do të flisja me Reisin, kështu do të flisja edhe me Metropolitin. Kisha nuk e ndihmoi koalicionin tonë, por Zoti e ndihmoi. Ne duhet të flasim me ata me të cilët mund të gjejmë një zgjidhje”.

Ai tha se kisha kishte shumë ndikim në procesin zgjedhor.

SHKARKO APP