Acari siberian përfshin gjithë Europën, shkatohen viktimat e para nga temperaturat e ulta
Moti i keq ka goditur thuajse të gjithë Europën. Në Poloni tre metereologë mbetën të bllokuar nga dëbora në një stacion në malet Tatra. Ata arritën të shpëtonin duke gërmuar me duar dhe duke zbritur në luginë. Acari i ardhur nga Rusia, ka përfshirë gjithashtu Francën, Britaninë e Madhe dhe gadishullin Iberik.
Një grua e moshuar ndërroi jetë në një ambulancë të bllokuar në dëborë, në komunën Kaltaniseta në Siçili. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë të ftohtit dhe pësoi një krizë kardiake.
Në Greqi gjithashtu numërohen viktima si pasojë e motit të keq. Një grua u gjet e pajetë brenda makinës së saj në rajonin e Oraiokastro, pranë Selanikut. 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur prej së premtes.
Evropa do të goditet nga rryma ajrore të ftohta të Arktikut, me sasi të madhe dëbore veçanërisht në pjesët e Gjermanisë dhe Austrisë të shtunën.
KOHA JONË SONDAZH

