Adoleshenti bie nga kati i tetë i anijes luksoze, vdes!

Një adoleshent ra për vdekje nga kati i tetë i një kroçereje luksoze, ndërsa përpiqej të ngjitej në dhomën e familjes përmes ballkonit.

Laurent Mercer, 16 vjeç, vdiq të premten pas rrëshqitjes dhe rënies nga kroçerja ” “Royal Caribbean’s Harmony”, e cila ishte ankoruar në Haiti.

I riu, i cili ishte në një udhëtim me familjen e tij nuk kishte kartë për hapjen e derës dhe u përpoq të dilte nga ballkoni fqinj, thanë zyrtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së paku dy njerëz dëshmuan rënien, sipas postimeve në mediat sociale pas aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i Royal Caribbean tha se ekipi mjekësor i anijes iu përgjigj thirrjes, ndërsa konstatuan trauma të mëdha në kokë tek adoleshenti dhe u shpall i vdekur.

“Harmonia e deteve” thuhet të jetë një nga anijet më të mëdha në botë dhe mund të mbajë deri në 5.479 mysafirë dhe 2.193 anëtarë të ekuipazhit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?