Agimi i Artë, arrestohen 36 anëtarë. Në kërkim një prej liderëve kryesorë

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos i cili është shfaqur i papenduar edhe ne momentin e fundit, bashkë me 35 nga 50 të dënuarit prej drejtësisë greke, janë dorëzuar ose janë arrestuar nga policia mbrëmjen e së enjtes pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, e cila nuk pranoi masat lehtësuese.

Ky vendim historik që çon në qeli grupin drejtues të kësaj organizate kriminale si dhe bashkëpunëtorët e tyre i jep fund gjyqit më të rëndësishëm në historinë greke te pasluftës. Jashtë burgut mbetet ende përkohësisht Gianis Lagos, eurodeputet i AA për të cilin duhet të kryhen procedura të tjera tepër të gjata që i drejtohen në fillim PE dhe më pas gjykatave atje.

Gjithashtu është shpallur ne kërkim dhe një prej udhëheqësve kryesore neonaziste, Christos Pappas, që ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se nuk ka dëshirë të dorëzohet. E mallëngjyer ka pritur perseri vendimin përfundimtar nena e antifashistit Pavlos Fyssa viktime e vrasësit Georgios Rupakias, neonazistit qe u dënua me burgim te përjetshëm dhe disa vite te tjera heqje lirie.

SHKARKO APP