”Agimi i Artë”, organizatë terroriste””/ Nëna e reperit të vrarë: Ia dolëm bir
”Agimi i Artë” u shpall organizatë terroriste për shumë vrasje që ka bërë ndër to edhe ajo e reperit Pavlos Fyssa. Pas vendimit nga Gjykata e Apelit për denimin e anëtarëve të kësaj organizate, mijëra shtetas grekë kanë dalë në protesta.
Në gjyq ishte edhe e nëna e reperit të vrarë, Magda Fyssa e cila doli nga salla me sytë nga qielli dhe duke thirrur me zë të lartë ”Pavlos e bëri. Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Pavlo është gjallë, shtypi nazistët”,-tha ajo.
“Agimi i Artë” u shpall sot organizatë kriminale nga Gjykata e Apelit të Athinës, për krimet që anëtarët e saj kanë kryer. Mes të dënuarëve kanë qenë edhe 18 ish-deputetë të parlamentit grek. Ndërkohë që mijëra protestues pro dhe kundër këtij vendimi kanë dalë në rrugët e qyteteve të Greqisë.