Aktivistët shqiptar në piknikun e Trump në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)

Zonja e Parë dhe Presidenti i SHBA-së, Melania dhe Donald Trump të shoqëruar nga drejtues të tjerë të administratës pritën anëtarët e Kongresit dhe familjarët e miqtë e tyre në piknikun vjetor në Shtëpinë e Bardhë. Ata folën shkurtimisht dhe bënë fotografi e u përshëndetën me pjesëmarrës në Kopshtin Jugor.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe aktivistët e njohur shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj që merrnin pjesë bashkë me kongresistin Eliot Engel dhe bashkëshorten e tij Patricia Ennis.

Harry Bajraktari është themeluesi i gazetës “Illyria” dhe një nga figurat kryesore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Bashkëshortja e tij Lisa Milicaj është gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në pushtetin lokal në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikniku i Kongresit, që bashkon ligjvënësit nga të dy partitë politike amerikane ishte edhe më emocional këtë vit për shkak të një sulmi me armë kundër disa kolegëve të tyre republikanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lisa Milicaj e cila njihet si mbështetëse e Presidentit Trump qysh nga fillimi i fushatës së tij elektorale doli në disa fotografi me të dhe zv-Presidentin Mike Pence, që gjithashtu merrte pjesë bashkë me bashkëshorten.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harri Bajraktari është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Nishani me titullin : “Nderi i Kombit” ndërsa Lisa Milicaj është nderuar me Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut.

Pikniku i këtij viti përfshiu edhe një garë të vogël me varka me vela në shatërvanin e Kopshtit Jugor të Shtëpisë së Bardhë, si dhe një karusel. Në sfond, luante Orkestra e plotë e Forcave Detare të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. (Beqir Sina/Ruben Avxhiu)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?