Akuza për rryshfet, arrestohet ministri rus i Ekonomisë
Ministri i Ekonomisë në Rusi, Aleksei Ulukajev është arrestuar pasi akuzohet se ka marrë ryshfet
Organi kryesor anti-korrupsion i Rusisë, Komiteti Investigativ, tha se Ulukajev kishte marrë një pagesë prej 2 milionë dollarësh .
Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv që çoi gjigandin e naftës Rosneft në blerjen e 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, Bashneft.
Ai është zyrtari më i lartë rus që arrestohet që nga grushti i shtetit i vitit 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik.
“Kjo ka të bëjë me një grabitje ose ryshfet nga përfaqësuesit e Rosnef të shoqëruar me kërcënime,” tha zëdhënësja e Komitetit Investigativ Svetlana Petrenko për agjencinë e lajmeve Novosti.
“Ulukajev u kap në flagrancë ndërsa merrte ryshfetin” tha ajo.
Komiteti Investigativ tha se ministri shumë shpejt do të marrë dënimin e tij. Ai mund të përballet me dënim me burg mes 8-15 vitesh, nëse shpallet fajtor.
KOHA JONË SONDAZH

