Alarmi i OBSH-së për COVID: Deri në muajin dhjetor, Europa rrezikon 236 mijë viktima

Covid-19 vazhdon të krijojë viktima dhe mund t’i japë një goditje të rëndë Europës në javët e ardhshme.

Alarmi është dhënë nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Europë, Hans Kluge, i cili shpjegoi: deri më 1 dhjetor, Europa mund të regjistrojë 236 mijë viktima të tjera për shkak të Covid-19. Ky vlerësim është i besueshëm nëse merret parasysh se numri i viktimave është rritur me 11% në një javë.

Drejtori i OBSH, tha se këto të dhëna janë shumë shqetësuese edhe për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit.

Rritja e infeksioneve, shpjegon OBSH, vjen si rezultat i përhapjes së shpejtë të variantit Delta, lehtësim të kufizimeve dhe rritjes së numrit të udhëtimeve dhe lëvizjeve të kryera gjatë muajve të veres.

“Ne duhet të jemi të vendosur për mbajtjen aktive të masave të ndryshme mbrojtëse, duke përfshirë edhe fushatën e vaksinimit dhe përdorimin e maskave. Vaksinimi është mënyra më efektive për të filluar hapjen dhe stabilizuar ekonominë”, përfundoi Kluge.

SHKARKO APP