Alarmon mjeku: Hillarin mund ta kenë helmuar

Vetëm një ditë pasi i ra të fikët dhe disa ditë pas fillimit të spekulimeve rreth shëndetit të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, vjen edhe një deklaratë “bombë” e kësaj radhe nga një mjek i njohur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për mjekun e njohur Bennet Omalu, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Hillary Clinton mund të jetë helmuar.

“Këshilloj që Clintonit t‘i bëhet një analizë toksikologjike në gjak. Është e mundur të jetë helmuar”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?