Alo? Obama telefonatë me Putinin

Presidenti amerikan, Barack Obama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

”Presidenti Obama i shprehu homologut rus, Putin shqetësimin për faktin e mosrespektimit të armëpushimit mes palëve në Siri nga ana e Damaskut”, shtoi ajo.

”Dy presidentët konfirmuan shtimin e përpjekjeve për fitoren kundër ISIS-it dhe Frontit al-Nusrah”, theksoi gjithashtu Shtëpia e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Obama vuri në dukje domosdoshmërinë e progresit për një tranzicion politik në Siri dhe për hyrjen e ndihmave humanitare atje duke shprehur edhe mbështetjen ndaj të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura”, shton ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?