Ambasadori amerikan kundër murit në Mitrovicë
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, tha se ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës në afërsi të urës mbi Ibër nuk kontribuon në afrimin e njerëzve.
“Unë besoj se muri nuk shkon në favor të afrimit të njerëzve. Mendoj se kjo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe shpresoj se të gjitha palët do të diskutojnë çështjen lidhur me urën në Mitrovicë dhe të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku, për të përmirësuar situatën për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”,-tha Delawie në një intervistë për RTK2, raporton B92.
Diplomati amerikan tha se ai ishte i bindur se e ardhmja e Kosovës varet nga ajo që të gjithë duhet të punojnë së bashku. “Në integrimin e të gjitha komuniteteve, duke pranuar se Kosova është një shoqëri multietnike dhe që gjithmonë do të jetë kështu, ku komunitetet pakicë ndihen si në shtëpi”, ka thënë Delawie.
KOHA JONË SONDAZH

