FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori grek në Brazil gjendet i vdekur

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen vonë të së enjtes (29 dhjetor) në Rio De Xhaniero, ndërsa dyshohet se i përket ambasadorit grek, i zhdukur tri ditë më parë.

Makina e marrë me qira u gjet e djegur poshtë një mbikalimi në afërsi të Rios.

Mediat vendase bëjnë me dije se makina e gjetur e djegur është e ngjashme me atë të marrë me qira nga ana e ambasadorit Kyriakos Amiridis, i zhdukur që prej natës së të hënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të qytetit pranë Rios, Nova Iguacu në Brazil.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, Amirisi kishte marrë pushimet dhe synonte të shkonte në Nova Iguacu Center. Gruaja raportoi zhdukjen e tij të mërkurën.

carro-1-20161229192152

Makina e e gjetur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?